Shërbente si korrier i trafikut, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi dyshohet se shërbente si korrier I transportimit të lëndëve narkotike në disa shtete të Europës, ndëra jetonte në Romë.

31-vjeçari emri i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar të hënën nga Policia e Romës, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se askush nga të afërmit apo miqtë e tij nuk ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm me të cilin merrej.

Hetimi që çoi në arrestimin e tij daton në vitin 2018 kur hetuesit rikonstruktuan trafikun e drogës nga Shqipëria. Burri që dyshohet se ka vepruar me një nga bashkatdhetarët e tij u akuzua për një transport prej 70 kilogramësh marihuanë, e cila lëvizte nga Ankona dhe që kishte përfunduar në tregun e në kryeqytetit.

Tre ditë pas këtij transporti, 145 kilogramë të tjera marihuanë të ngarkuara në Taranto ishin transportuar në një zonë afër Romës. Hetuesit mbërritën në zbulimin e tij përmes përgjimeve telefonike dhefotografive të tij. Marrja në pyetje e tij u zhvillua dje në mëngjes ndërsa i arrestuari, mbrohet nga avokati Marco Maietta.


Shtuar 15.01.2020 16:32