Ibrahimovic lë pa fjalë Mbappen

Paraqitja e jashtëzakonshme e Zlatan Ibrahimovicit në sfidën ndaj Sampdorias në transfertë, ku shënoi dy gola (1-4) ka mrekulluar edhe futbollistin më të shtrenjtë në qarkullim, francezin Kylian Mbappe. “Ylli” i PSG-së nuk ka ngurruar ta komplimentojë gjigantin suedez nëpërmjet një postimi në Twitter:

“Po shoh përsëritjen e ndeshjes së Milanit… Çfarë lojtari Zlatan. 38 vjeç! Për mua është gjithçka, natën e mirë djema!”

Fjalë të ëmbla të sulmuesit të kampionëve të Francës për veteranin suedez, që ka thuajse dyfishin e moshës së tij. Në fakt, prej kohës ata kanë vlerësim të ndërsjellë. Kujtojmë që në një intervistë të vitit 2019, Zlatan u shpreh se Kylian Mbappe ishte futbollisti i tij i preferuar.


Shtuar 30.07.2020 15:54