I dha fitoren Juventusit, Sarri: Ronaldo di të jetë vendimtar në momentin e duhur

Juventusi fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj Parmës falë një dopiete të Cristiano Ronaldos dhe nisi shkëputjen në krye, duke shkuar +4 pikë para Interit, ndërsa pas ndeshjes trajneri Maurizio Sarri i thuri elozhe yllit portugez.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, që nuk e mbyllëm dot kur duhej dhe vuajtëm shumë në fund. Megjithatë kemi në skuadër Ronaldon, një lojtar që di të jetë vendimtar në kohën e duhur dhe arritëm të marrim 3 pikë me mjaft vlera. Ka ende vend për përmirësime, por duhet të pranoj se skuadra funksionon mirë në tërësi”, deklaroi Sarri.


Shtuar 20.01.2020 07:46