E rrëmbyen dhe e droguan, si arriti 14 vjeçarja t’i shpëtonte 3 rrëmbyesve

Aplikacioni mjaft i njohur Snapchat ndihmoi që një 14-vjeçare e rrëmbyer nga tre burra të gjendej dhe të shpëtohej nga policia.

Detajet e historisë në lidhje me një adoleshente, të gjetur në një motel ku tre burra e mbajtën atë të fshehur pasi e kishin rrëmbyer dhe droguar, janë makabre dhe dramatike.

Historia vjen nga Kalifornia dhe 14-vjeçarja u shpëtua nga policia e San Jose, në veri të shtetit amerikan, e cila ndërhyri pasi miqtë e vajzës zbuluan, falë aplikacionit të famshëm, vendndodhjen e adoleshentes dhe për këtë arsye njoftuan menjëherë 911.

Viktima, thanë agjentët, kishte përdorur llogarinë e saj në Snapchat për të njoftuar miqtë se ajo ishte rrëmbyer dhe nuk e dinte se ku ishte.

Pasi mbërriti në vendin që tregohej nga aplikacioni, policia vuri re një burrë të dyshimtë që po dilte nga një dhomë moteli dhe, duke kontrolluar brenda, gjeti adoleshenten.

55-vjeçari, siç doli gjatë marrjes në pyetje, kishte takuar të 14-vjeçaren në një vend aty pranë dhe pasi e kishte droguar duke e lënë pa vetëdije, ai thirri dy bashkëpunëtorët e tij për ta transportuar diku tjetër.

Duket gjithashtu se vajzën e kanë dhunuar.


Shtuar 20.01.2020 07:51