Higuain zë vend në Argjentinë? Juventusi e shkëmben me yllin e River Plate

Higuain është një nga lojtarët e Juventus që po merr vëmendjen më të madhe në kohën kur skuadrat po përgatiten për rikthimin në stërvitje.

Lojtari argjentinas nuk po kthehet nga Argjentina, pasi atje po qëndron për disa probleme familjare.

Por, Juventus duket se nuk do ta mbajë lojtarin në skuadër, në këto kushte. Kështu, në Itali raportojnë për një plan befasues të ‘Zonjës së vjetër’.

‘Tuttosport’ shkruan se Juventus mund ta shkëmbejnë Higuain me yllin e River Plate, Julian Alvarez, i cili paraqitet edhe me Argjentinën U20.

‘Biankoneri’ po monitorojnë edhe situatën e lojtarëve si Cristian Ferreira (mesfushor) dhe mbrojtësve si Martinez Quarta dhe Gonzalo Montiel.

Higuain lidhet me River Plate tash e një kohë, pasi lojtari kishte luajtur me këtë skuadër deri në vitin 2007, kur nga aty largohej drejt Real Madrid.


Shtuar 4.05.2020 10:39