Haaland zbulon mbrojtësin me të cilin nuk dëshiron të përballet

Erling Haaland e ka përshkruar Virgil van Dijk si një “lojtar të pabesueshëm”, dhe shpjegoi pse e kishte të vështirë përballjen me qendërmbrojtësin e Liverpoolit.

Në fillim të sezonit, talenti ishte pjesë e Red Bull Salzburg dhe u përball kundër Van Dijk në dy raste gjatë fazës së grupeve të Champions Leagues.

Norvegjezi gjeti rrjetën në një humbje 4-3 në ‘Anfield’, por pati shumë pak gëzim kur Reds triumfuan 2-0 në ‘Red Bull Arena’, e cila bëri që Salzburgu të përfundonte në Europa League. Më pas, sulmuesi i talentuar kaloi te Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit.

I pyetur nga France Football se me cilin mbrojtës e urrën të përballet, Haaland tha: “Van Dijk. Ai është i pabesueshëm”.

“Ai është i fuqishëm, i shpejtë, ai zotëron të gjitha cilësitë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha talenti norvegjez.


Shtuar 10.03.2020 13:25