Griezmann nuk e ka të gjatë, Barcelona i cakton çmimin

Antoine Griezmann mund të mos e ketë të gjatë aventurën në ‘Camp Nou’.

Ylli francez i futbollit, Griezmann, nuk ka arritur të jap paraqitjet më të mira të mundshme me fanellën e Barcelonës.

Transferimi i Griezmann te Barcelona bënte bujë të madhe, por francezi dështoi të përmbushte pritshmëritë e tij.

Kështu, ‘Sport’ raporton se Barcelona tashmë ka vënë në shitje lojtarin, dhe është e gatshme të heq dorë nga ai qysh në merkaton e verës.

E përditshmja spanjolle shkruan se Barca i ka caktuar lojtarit një çmim prej 100 milionë eurove.

Gjithashtu, Griezmann mund të përfshihet edhe në ndonjë marrëveshje si pjesë këmbimi.

Gjasat janë të mëdha që lojtari të përfundojë te PSG, pikërisht si pjesë këmbimi për Neymar. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i fituesit të Kupës së Botës me Francën.


Shtuar 22.03.2020 09:55