Gotze larg Dortmundit, Milani destinacioni më i mundshëm

Është Milani hipoteza më e mundshme për transferimin me parametër zero të Mario Gotzes në verë.

Heroi i Gjermanisë në Brazil 2014 ka vendosur të mos rinovojë me Borussian e Dortmundit dhe Serie A e tërheq shumë. Sipas Corriere Dello Sport, bashkëshortja e Gotzes vjen shpesh në Milano për punë dhe kryeqëndra e Lombardisë mund të jetë e ardhmja e 27-vjeçarit në karrierën e tij futbollistike.

Milani do ta bëjë një tentativë për ta marrë Gotzen me 0 euro, edhe pse problemi i madh qëndron te paga që mund t’i ofrojnë kuqezinjtë, lojtarit gjerman.


Shtuar 25.03.2020 12:22