Timo Werner vazhdon të jetë objektivi primar i Liverpool për dritaren e transferimeve të verës.
Anëtari i Leipzig po shkëlqen në Bundesliga, duke qenë një nga dy sulmuesit më të mirë në ligë, krah Robert Lewandowski.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të ‘Bild’, Klopp ka zhvilluar një video-bisedë me lojtarin e Leipzig, gjatë javës së kaluar.
Klopp ka qenë i interesuar të takohet personalisht me lojtarin, por situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që një gjë e tillë të jetë e parealizueshme.
‘Reds’ shihen favoritët absolut për nënshkrimin e sulmuesit të kombëtares së Gjermanisë, i cili këtë fundjavë shënoi het trik ndaj Mainz.
