Giroud mbetet te Chelsea, largohet në verë me parametra zero

Një nga lojtarët më të përfolur të merkatos së janarit ishte sulmuesi i Chelsea, Oliver Giruod. Francezi ishte shumë pranë kalimit në Seria A, fillimisht te Interi dhe më pas interesim serioz për të shfaqi edhe Lazio.

“Blutë e Londrës” vendosën të refuzonin cdo ofertë në drejtim të sulmuesit duke e mbajtur edhe për pjesën tjetër të sezonit në skuadër.

Giround i përfundon kontrata në fund të sezonit, çka do të thotë se në verë ai do të largohet me parametra zero. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 15:16