Qëlloi 10 herë me thikën e kuzhinës gruan, shqiptari pranon krimin e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku protagonistë janë një familje shqiptare.

Eduart Zyberi, shqiptari 53-vjeçar që u gjet i plagosur pranë kufomës së gruas së tij, Laureta Zyberi, 42 vjeç, në një apartament në Xhenova Molassana ka pranuar vrasjen e të shoqes.

“Il Secolo XIX’ raporton se muratori ka rrëfyer vrasjen, por ka qenë kryesisht në gjendje të rëndë dhe thoshte fjalë të pakuptimta.

Ai e qëlloi gruan e tij dhjetë herë me thikën e kuzhinës në vendin e punës. Laureta punonte si pastruese në një shtëpi.

Siç raporton media italiane motivi më i besueshëm nga hetuesit është ai i xhelozisë. Efektivët e policisë mblodhën disa dëshmi, përfshirë ato të fëmijëve të çiftit. /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 15:13