Galaxy kërkon pasuesin e Ibras, Chicarito objektivi primar

Los Angeles Galaxy humbi pak javë më parë një bomber si Zlatan Ibrahimovic. Për të garantuar gola për sezonin e ri që starton në mars, drejtuesit e klubit amerikan po mendojnë për një tjetër lojtar me peshë si Chicharito Hernandez.

Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te Sevilla ku u transferua në shtator me vetëm 1 gol të shënuar në 9 ndeshje dhe ka dhënë “ok” për të kaluar në Major League Soccer me ofertën e duhur. Sevilla pagoi 12 mln euro për 31-vjeçarin dhe synon të rikuperojë po të njëjtën shumë për ta lënë të lirë, teksa bisedimet me Galaxy ende vijojnë.


Shtuar 14.01.2020 15:36