“Gabova në një ndeshje, uroja që Ronaldo ta humbte penalltinë”, ish-gjyqtari i njohur zbulon gjithçka

Howard Webb ka qenë një nga figurat më të vlerësuara të arbitrimit jo vetëm në Angli, por edhe në botë deri në vitin 2014 kur u tërhoq.

Në një intervistë për “The Athletic”, ish-arbitri ka rrëfyer një episod të vitit 2009 kur gjatë një ndeshjeje ka shpresuar brenda vetes që Cristiano Ronaldo të gabonte një penallti të cilën “bilbili” britanik e kishte akorduar gabimisht.

“Luhej Manchester United – Tottenham dhe këta të fundit kryesonin me dy gola avantazh. ‘Djajtë e kuq’, duke humbur atë ndeshje, rrezikonin të humbnin kampionatin.Në një moment të caktuar, Carrick futet në zonë dhe prek topin,para se portieri rival Gomes ta rrëzonte. Vërshëlleva për penallti, por në vend të protestave, pikasa vetëm vështrimin e portierit.Kuptova se kisha gabuar. Dhe kur Ronaldo mori vrull për të goditur, nisa të shpresoja që të gabonte”, rrëfeu Webb. Portugezi nuk gaboi dhe Unitedi fitoi 5 me 2 me përmbysje duke siguruar 3 pikë thelbësore në fitoren e kampionatit.


Shtuar 7.05.2020 14:58