Arbana nënë për herë të dytë, Olti Curri i bën urimin epik (FOTO LAJM)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj së shpejti do të bëhen prindër.

Pas lajmit, Arbana Ormani ka nisur të marrë urimet për lajmin e bukur të shtatzënisë.

Njoftimin ajo e bëri në ditën e lindjes së partnerit të saj, Eduart Grishajt, të cilin e uroi publikisht me fjalët më të ëmbla.

Ndërsa e quajti shpirti i saj binjak, ajo tha se partneri i saj do bëhet së shpejti baba duke nënkuptuar se është shtatzënë.

“Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, shokut tim të ngushtë dhe atij që ka zemrën time (i cili do të bëhet baba së shpejti). Të dua Eduart Grishaj,”- shkroi moderatorja.

Ndërkaq, Olti Curri i ka bërë një urim epik Arbanës, ku shkruan:

“Urimeee, dhe unë që mendoja se ju vetëm keni gatuar gjatë karantinës”. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2020 15:07