Gabimet që trajneri i ri i Barcelonës nuk guxon t’i përsërisë

Pas turpërimit që u ndodhi në Lisbonë, Barcelona dëshiron t’i jap fund aventurës së Quique Setien që ishte në krye të skuadrës për vetëm shtatë muaj.

Skuadra katalunase ka një listë me emra për strategun e ri, mirëpo Fabrizio Romano raportoi para pak çastesh se Ronald Koeman do të jetë në krye të ekipit.

Bordi i Barcelonës e di se duhet të punojnë që sa më shpejtë të emërojnë trajnerin e ri, në mënyrë që të mos thellohen në krizë më të madhe.

Por, një gjë është e qartë që strategu i ri nuk guxon asesi që t’i përsërisë gabimet e njëjta që i bëri ai i kaluari.

Janë një listë e gabimeve që trajneri i ri nuk duhet t’i bëjë, ndryshe do shkarkohet:

Duhet të menaxhojë mirë me lojtarët kryesorë të skuadrës

Të ketë trajtim adekuat për lojtarët që janë inkuadrua nga akademia

Ndikim të menjëhershëm në skuadër dhe në lojë

Lionel Messi (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Kujdesi ndaj asaj çfarë thotë në media

T’i kërkojë lojtarët që mendon se i përshtaten strategjive të tij, por edhe të
konsultohet me bordin

Stili i lojës

Disiplina e lojtarëve brenda dhe jashtë fushës

Ndryshime në seancën stërvitore.


Shtuar 17.08.2020 15:48