Sërish?! Pasi u kap mat në një pikë karburanti me Jessica Kadiun, reagon Robert Berisha

Robert Berisha ka mohuar të jetë aktualisht në një lidhje me bukuroshen Jessica Kadiu.

Në një intervistë për Revistën Who, këngëtari i njohur tregoi se është beqar dhe tha me ironi se portalet flasin dhe dinë shumë për të.

“Jo nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë”, u shpreh ai.

Mirëpo pamjet flasin ndryshe pasi vetëm pak ditë më parë, Prive.al publikoi një fotografi të dyshes në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri ku shihen krah njëri-tjetrit.

Jessica ka vetëm pak ditë që ka ardhur në trojet shqiptare nga New York-u, pas disa muajsh bllokim si pasojë e pandemisë.

Ishte vetë ajo e cila muaj më parë pranonte lidhjen me Robert Berishën në një deklaratë bombë në Instagram, që bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

E megjithatë, deri sa Roberti të vendosë të flasë për jetën private, kemi të reja nga karriera e tij që po merr tjetër drejtim. Ai ka njoftuar se këtë vit pandemia i ka prishur punë me koncertet dhe projektet e reja.

“Kisha disa projekte që kisha për t’i publikuar këtë verë, besoj që do i lë për vitin tjetër. Nuk e di saktë sa koncerte (u anuluan), por 22 dasma dhe disa koncerte si të gjithë kolegët e tjerë të muzikës live. Në dallim prej këngëtarëve ‘playback’ që po i mbajnë disa koncerte gjatë ditës në bregdetin shqiptar. Me rëndësi ka të kemi shëndetin dhe të kalojë kjo situatë sa më shpejt se lekët vijnë dhe ikin”./iconstyle


Shtuar 17.08.2020 15:41