Futbollisti i Herthas së Berlinit infektohet me koronavirus

Koronavirusi vazhdon të godasë ekipet e futbollit.

Kësaj radhe është ekipi i Bundesligas, Hertha Berlin, të cilën kanë konfirmuar se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.

“Një lojtar nga ekipi i parë testoi pozitiv për koronavirus, për këtë arsye u urdhërua një karantinë 14-ditore për të gjithë lojtarët në ekip, si dhe për të gjithë stafin teknik”, thuhej në njoftim e Hertha.

“Lojtari u ankua për simptoma dhe ne menjëherë e ndamë atë nga grupi. Prandaj testi prodhoi një rezultat pozitiv për virusin”.

“Të gjithë lojtarët në ekipin tonë tani duhet të qëndrojnë në shtëpi për dy javët e ardhshme, i cili gjithashtu përfshin një plan individual stërvitje larg shtëpisë. Tani do të shohim nëse ka raste të tjera”.


Shtuar 17.03.2020 10:26