Epidemia e koronavirus ka prekur edhe botën e futbollit. Ligat kryesore euopiane janë pezulluar, për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19.
Gjithashtu edhe UEFA vendosi anulimin e ndeshjeve në Champions dhe Europa League. Në pikëpyetje është vendosur dhe EURO2020, mirëpo një vendim përfundimtar do të merret të martën, ku 55 vendet anëtare të UEFA-s do të japin propozimet e tyre.
Në lidhje më ketë diskutim ka folur edhe Gabriele Gravina, presidenti i FIGC: “Do të përpiqemi ti shkojmë deri në fund këtij kampionati, kjo është mënyra më e duhur për të justifikuar investimet e shoqërive tona. Ky diskutim lidhet edhe me Euro2020. Të martën do të flasim për këtë temë por në princip, shëndeti është mbi gjithcka. Propozimi ynë do të jetë që ky europian të shtyhet”, theksoi presidenti i Federatës italiane të futbollit.