Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur edhe te zhvillimet brenda opozitës.
I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, Noka u pyet edhe në lidhje me veprimtarinë e Ervin Salianjit, Noka u shpreh se ai nuk është më anëtar i Kryesisë apo ndonjë strukture tjetër të PD.
Të lidhura
None found
Sipas tij, Salianji është vetëpërjashtuar pasi, sipas tij, është takuar me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit. Ai shtoi se kjo është “vijë e kuqe” e PD-së dhe se përbën aktin e vetëpërjashtimit nga partia.
“Unë flas për PD, zotëria nuk është as anëtar i Kryesisë as i ndonjë strukture të PD. Që kur vetëpërjashtoi veten nuk është më, që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit, kaloi vijën e kuqe të kësaj partie dhe nuk ka lidhje më. Është vetëpërjashtuar, PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshje me krimin e organizuar dhe mafian, ne aty e kemi vijë të kuqe dhe e kemi me statut. Kush e kalon atë vijë vetëpërjashtohet dhe kjo është histori e mbyllur,” deklaroi Flamur Noka.
