FSHF cakton gjyqtarë ndërkombëtarë për kryesfidën Kukësi-Tirana

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, Kukësi-Tirana, e cila do të luhet sot në orën 18:00 në “Air Albania Stadium”, i është besuar një katërsheje ndërkombëtare, duke filluar nga kryesori e deri te gjyqtari i katërt.

Kryesor i ndeshjes do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa dy ndihmësit e tij, Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo.

Ndërkaq, Hamiti këtë sezon ka gjykuar nga një herë dy ekipet. Lezhjani ka qenë kryesor në sfidën mes Kukësit dhe Partizanit më 26 janar 2020, ndërsa më datë 7 shkurt ishte kryesues në Shkodër mes Vllaznisë dhe Tiranës.


Shtuar 21.02.2020 08:06