Formacioni i frikshëm i Juventusit nëse nënshkruan me Harry Kane (FOTO LAJM)

Juventusi ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Sipas gazetës pranë “Zonjës së Vjetër”, “Tuttosport” ka raportuar se Kane do të ndërtonte një partneritet të frikshëm me Cristiano Ronaldon në sulm.

Maurizio Sarri e konsideron futbollistin anglez si përshtatje të përsosur për CR7 në fazën ofensive, ashtu siç e kishte Karim Benzeman te Real Madridi.

Në ndërkohë, treshen e frikshme të sulmit do ta kompletonte Paulo Dybala, i cili ka nisur bisedimet me kampionin italian për kontratë të re 5-vjeçare.

Kane ka kontratë me Spursat deri në vitin 2024, por pas një tjetër sezoni pa trofe, klubi anglez do ta ketë të vështirë ta mbajë 26-vjeçarin.

Mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar, është një tjetër shënjestër e Juves, si alternativë nëse dështon transferimi i Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.


Shtuar 16.03.2020 17:38