Koordinatori i Task Forcës: Për çdo të konfirmuar si pozitiv me koronavirus duhen llogaritur 5 të prekur

I ftuar në studion e Endri Xhafos në Abc News, Koordinator Kombëtar i Task Forcës për Burimet Njerezore dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata theksoi se për çdo një rast të konfirmuar si pozitiv duhen përllogaritur pesë raste reale si të infektuar.

Momentalisht, Shqipëria ka 53 të prekur zyrtarisht me koronavirus, ç’ka bën që sipas asaj që thotë Gjata të kemi rreth 250 të prekur realë.

Studimet tregojnë se jo çdo autoritet mund të konstatojë të gjithë të prekurit përmes testeve, rrjedhimisht një pjesë e madhe e të infektuarëve nuk perceptohen nga sistemet shëndetësore duke vijuar të infektojnë të tjerë.

Prandaj edhe shërben karantina.

Gjata shpjegoi gjithashtu se nëse do të preken 1-2 për qind e popullsisë duhen shpallur gjendja e epidemisë në vend, gjë e cila tanië shtë shumë larg.


Shtuar 16.03.2020 17:45