Finalizohet marrëveshja, Rrahmani ndodhet në ambientet e klubit të ri

Amir Rrahmani do të vijojë karrierën tek Napolit.

Mbrojtësi shqiptar së bashku me agjentin e tij, Adrian Aliaj, mëngjesin e sotëm ndodhen në “Villa Stuart” për të finalizuar detajet e fundit të kontratës me klubin e ti.

Në bazë të marrëveshjes që ka arritur Verona dhe skuadra napolitane, shqiptari do të nënshkruajë ditën e sotme një kontratë transferimi në këtë moment të merkatos, por bashkimi me Napolin do të bëhet në verën e vitit 2020.

Vlera e transferimit të qendërmbrojtësit bëhet fjalë të kapë shifrën e 14 milionë eurove.


Shtuar 17.01.2020 09:49