Festoi si i çmendur pas golit të Mane, pendohet Klopp (VIDEO)

Liverpool arriti të kthehej te fitorja ndaj Buernemouth, ndeshje kjo që nuk filloi mirë për djemt e Klopp.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi që në minutën e 9’ pas golit të shënuar nga Wilson.

Mirëpo Salah arriti që në minutën e 25’ ta barazoj rezultatin kurse në minutën e 33’ Mane e kaloi skuadrën e Liverpoolit në epërsi.

E pas golit të Mane, Klopp nga gëzimi festoi në mënyrë të pakontrolluar por që më vonë ka treguar se është penduar për këtë festim.

“Të jem i sinqert, po ajo ndodhi. Por a do ta bëja përsëri. Jo” tha Klopp./


Shtuar 7.03.2020 22:19