Donte t’i dezinfektonte nga koronavirusi, gruaja djeg paratë

Paratë janë cilësuar si një nga mënyrat më të rrezikshme për t’u infektuar me koronavirus.

Një grua me panik nga koronavirusi tentoi të dezinfektonte karmonedhat e saj duke i vendosur në mikrovalë por i dogji ato duke dalë me një bilanc humbjeje prej rreth 400 dollarë.

Mediat kineze thanë se banorja e qytetit Jiangyin ” dogji gabimisht 3,000 Renminbi (rreth 400$) pasi shqetësohej se kartmonedhat mund të bartnin virusin prandaj vendosi t’i piqte në mikrovalë, por ato nisën të digjeshin nga cepat dhe shpejt u bënë ngjyrë e zezë.

Mediat raportuan se më pas zonje Li i çoi paratë e djegura në bankë për të mësuar si të vepronte dhe zyrtarët nisën të inspektonin me imtësi secilën prej tyre për të kuptuar nëse ishin të vërteta.


Shtuar 7.03.2020 22:24