Ish-mesfushori i Belgjikës dhe Man.United u prek para pak javësh nga koronavirusi, por për fat të mirë lojtari ja ka dalë ta mposhti dhe së fundmi ka lënë edhe ambientet e spitalit.
Futbollisti që luan në elitën kineze me Shandong Luneng (32 vjet) u largua nga spitali para dy ditëve.
Ai fitoi betejën me virusin vdekjeprurës pas tre javësh, njoftoi klubin e tij.
“Fellaini u ekzaminua dhe doli i shëruar dhe ishte në gjendje të linte spitalin dy ditë më parë”, njoftoi klubi kinez.
Fellaini tani do të kalojë katërmbëdhjetë ditë në karantinë, siç parashikohet në protokoll në Kinë, përpara se të mendojë të kthehet në stërvitje.