Fabregas i qëndron besnik Monacos, refuzon Kanadanë

Cesc Fabregas ka mohuar zërat se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Monaco për tu trasferur në Kanada te skuadra e Henry, trajneri që e mori edhe te skuadra franceze.

Në një intervistë për mediat franceze, Fabregas deklaroi se ka ende edhe dy sezone e gjysmë kontratë me Monacon dhe vetëm pas përfundimit të saj do të konsiderojë një transferim në Kanada ose SHBA, për të luajtur edhe një sezon tjetër.

“Nuk do të transferohem te Montreal Impact. Kam edhe dy vite e gjysmë kontratë me Monacon, të cilën do ta respektoj deri në fund. Më pas besoj se do të luaj edhe një sezon tjetër, në SHBA ose Kanada”, deklaroi mesfushori spanjoll.


Shtuar 4.02.2020 09:29