Estradë në Ballsh, ndeshja ishte kuotuar në kompanitë e basteve

Gjysmëfinalja e vajtjes në Kupën e Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës na ka dhuruar sërish një “teatër” modern të cilin e kishim harruar në fakt.

Ekipi që do të shpallet kampion Shqipërie (pritet matematika), pas një pjese të parë të dominuar dhe ku ekipi mallakastriot nuk shkoi njëherë në portë, në pjesën e dytë (duke përfshirë edhe dy zëvendësime) harron të luajë futboll dhe goditet dy herë nga Murataj, që në harkun e 15 minutave mund të kishte shënuar plot 3 apo 4 herë.

Madje, Goxhaj humbi penallti për 3-1 në fund teksa Ilion Lika ia priti. Por, ajo që ra sidomos në sy ishte fakti se pas golit të Hasanit në 45′ e para, bardheblutë nisën të ecnin në 45′ e dyta, duke i dhuruar Bylisit të gjitha hapësirat e nevojshme.

View this post on Instagram

Estradë në Ballsh, Bylisi fiton ndaj Tiranës me një përmbysje të çuditshme. Ndeshja ishte kuotuar në kompanitë e basteve.

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇰 (@sportalbeu) on


Shtuar 2.07.2020 18:24