BE nuk i hapi kufijtë për shqiptarët, Mustafa Nano: Ja kush e ka fajin

Gazetari Mustafa Nano mendon se Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është përgjegjës dhe bashkëvendimmarrës në mbylljen e kufijve për Shqipërinë.

“Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera nuk ka qenë e aftë dhe nuk e ka pasur këtë aftësi për të ndezur mirë makinën diplomatike për t’i mbushur mendjen Brukselit dhe të gjithë eurokratëve. Është absolutisht një dështim i kësaj qeverie…

Jam i sigurtë se ata janë konsultuar me Sorecan dhe ideja e tij ka qenë që Shqipërisë mos t’i jepet e drejta për të udhëtuar në këtë moment në BE.

Ai është fajtor dhe ne duhet ta tregojmë me gisht atë. Në këtë kuptim ai nuk ka se çfarë shpjegimi të japë, vetëm nëse del dhe thotë se unë isha për këtë ide për hir të katër, pesë arsyeve”, u shpreh Nano gjatë një interviste për “TvT”.


Shtuar 2.07.2020 18:31