Epike: Pogba “kap mat” Antonio dhe Fernandes teksa qeshin me penalltinë e tij (VIDEO)

Paul Pogba duket se ka kapur shokun e tij të skuadrës së Manchester United, Bruno Fernandes duke qeshur me Michail Antonion e West Ham United pas prekjes së topit me dorë nga francezi i cili çoi në një penallti të dhënë kundër tij.

Manchester United dhe West Ham United përfunduan ndeshjen me barazim 1-1 në takimin e javës së 37-të të Ligës Premier të zhvilluar në Old Trafford.

Me këtë barazim, Unitedi kaloi në vendin e tretë në kampionat dhe ndeshja e fundit me Leicester Cityn do të vendos se kush kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Unitedi nuk arriti të kapitalizojë West Hamin, veçanërisht me Pogban që i dhuroi një gol Çekanëve.

Reagimi dhe prekja e topit me dorë nga ylli francez ka krijuar të qeshura te ylli i West Hamit, Antonio dhe bashkëlojtari i tij Bruno Fernades.

Këta dy lojtarë u panë duke qeshur rreth prekjes së topit me dorë nga Pogba, ndërsa francezi nuk e priti aspak mirë këtë duke dhuruar një shikim ‘vrasës’.


Shtuar 23.07.2020 07:54