Categories: Uncategorized

Egbo para sfidës me Young Boys: Kemi 50% shanse

Trajner i Tiranës, Emanuel Egbo, sheh mundësi reale për kualifikimin në ndeshjen e play off-it me Young Boys në Zvicër. Kreu i stolit të bardhebluve mendon se skuadra e tij ka 50% mundësi për të fituar.

“Duhet ta shijojmë ndeshjen dhe të japim maksimumin. Të provojmë fatin tonë në fushë dhe të marrim atë që na takon. Young Boys është në ritëm, ka zhvilluar dy ndeshje në kampionat. Dy takimet që kemi luajtur në Champions na dhanë një impuls pozitiv. Nuk do të luajmë me frikën e ndeshje së parë, duhet të futemi në lojë siç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena Zvezdën.”

Të lidhura

None found

Tirana pa presion: Janë ata në presion, jo ne. Në letër janë më të mirë, por do të shkojmë atje për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t’u kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen. Ekipi i futbollit nuk është si boksi 1 kundër 1. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Championsit. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. I kemi studiuar dhe do t’i shohim si mund t’i përballojmë.

Largimi i Muçës: Futbolli kështu e ka. Një trajner në Nigeri më ka thënë: 20 futbollistë nuk mund të luajnë bashkë për 20 vjet. Ai iku në mënyrë paqësore. E vendosi vetë rrugën. I urojmë fat.

Precedenti “Skënderbeu”: Ajo që arriti Skënderbeu ndaj Jang Bojs na jep besim se ne mund të kualifikohemi. Bojkoti i Superiores: Nuk mendoj që kampionati nuk do zhvillohet. Do të zgjidhet. Përgjigjja e dytë është se nuk e kam në dorë. E vendosin presidentët e klubeve dhe qeveria./SS/

të fundit

Të enjten përcaktohen kundërshtarët e Shqipërisë në Europianin U-21

Kombëtarja shqiptare U-21Shorti i fazës finale të Kampionatit Europian U-21 2027 do të hidhet të enjten, më 26 nëntor, në…

5 minutes ago

OKB: Gati 47 mijë gra e vajza u vranë nga partnerët ose familjarët gjatë vitit 2025

Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarët e familjes gjatë…

9 minutes ago

Grupi i Partisë Socialiste përjashton Elisa Spiropalin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…

19 minutes ago

Kosova përgatitet të modernizojë prokurimin publik, kontratat e nënshkruara ulen deri në 35 për qind

Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit të sistemit të prokurimit publik, me përgatitjen e sistemit të…

20 minutes ago

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të…

20 minutes ago

Emre Mor pezullon karrierën në futbollin profesionist në moshën 29-vjeçare

Ish-sulmuesi anësor i Borussia Dortmund dhe lojtari i kombëtares turke, Emre Mor, 29 vjeç, po i jep fund karrierës së…

28 minutes ago