Categories: Uncategorized

Kukësi-Tirana, Egbo flet në prag të supersfidës

Pas Shpëtim Duros nga kampi i Kukësit, në konferencë për shtyp doli edhe trajneri i Tiranës Emanuel Ebgo, i cili komentoi situatën brenda bardhebluve në prag të supersfidës ndaj verilindorëve, e planifikuar për nesër pasdite.

Tekniku i klubit kryeqytetas mohoi të jetë ndikuar nga deklaratat e presidentit dhe foli pak për kundërshtarin, duke theksuar se më së tepër mi mendon për skuadrën e tij dhe atë që ajo do të japë në fushë.

Të lidhura

None found

Keni një ndeshje direkte me Kukësin dhe tifozët presin fitoren…
Tifozët janë tifozë, ndërsa ne jemi sportistë. Nuk duhet të mendojmë si tifozë, por duhet të futemi në fushë dhe të japim 100% nga vetja. Të treja rezultatet janë brenda. Do tentojmë të japim maksimumin dhe shpresojmë në fund të marrim atë që duam.

Gjendja gripale ka prekur skuadrën. A do të rikuperohen lojtarët e tjerë, pasi Ngo’o ishte disi më mirë?
Edhe tre të tjerët kanë bërë pak vrapim sot dhe mendoj që nesër ata do jenë gati për ndeshjen.

Çfarë ka Tirana më shumë se Kukësi?
Kemi strategjinë tonë, duhet të kemi atë grintë, durim, mosdorëzim, sakrificë. Atë duhet të bëj ekipi im. Nuk e di çfarë ka kundërshtari, pasi flas për ekipin tim.

Ku keni planifikuar ta godisni Kukësin?
Ne e dimë si skuadër se çfarë do të bëjmë. Nuk kam për të nxjerrë strategjinë time për nesër, ajo do duket në fushë.

A jeni vënë nën presion nga deklaratat e presidentit?
Nuk ka asnjë presion, pasi u takuam dhe u sqaruam. Ai ka reaguar pas ndeshjes, e kuptoj çfarë ka thënë. Ai nuk është se ka folur keq. Është çdo gjë brenda familjes, nuk ka asnjë presion dhe asnjë problem.

Fillimisht Kukësi dhe më pas Partizani. A është kjo javë vendimtare për sezonin?
Kemi ndeshje me Kukësin, pastaj do flasim për ekipin tjetër. Nuk e di fare me kë e kam ndeshjen tjetër, ndaj kur të mbarojmë këtë me Kukësin, do shohim kalendarin dhe do të përgatitemi.

Kritikat e presidentit do ndikojnë në formacion?
Nuk kam parë asnjë kritikë nga ato që ka thënë presidenti. Jemi të qetë duke filluar nga presidenti deri të punëtori i fushës. Në fund të kampionatit do të bëjmë llogaritë tona.

Nëntë fitore radhazi dhe një barazim, a janë një motivim ekstra për Tiranën?
Normalisht, që janë të njëjtët lojtarë që kanë marrë këto rezultate dhe kjo ka bërë të rriten uniteti, harmonia, vetëbesimi dhe uria. Ekipi ka krijuar një identitet që edhe barazimin e quan një rezultat jo të mirë. Kam besim te grupi dhe çdo lojtar që futet kam besim se do japë maksimumin. Me ndihmën e Zotit do marrim atë që meritojmë.

Kë do i hiqnit Kukësit?
Nuk dua të përmend emra fare. Unë si trajneri i Tiranës flas për ekipin tim.

A ju ndërhyn Halili në formacion?
Jo.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

1 hour ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

1 hour ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago