Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka folur pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Flamurtarit në transfertë. Numri një i stolit në prononcimin për “SuperSport” u shpreh se është i kënaqur me lojtarët e tij.
“Në këtë fazë që është kampionati na hynin shumë në punë 3 pikët, sesa loja e bukur. E kam menduar që kjo ndeshje mund të shkonte kështu. Vinim nga derbi me Partizanin dhe nga sfida me Kukësin. Lojtarët ishin pak të lodhje. Disa lojtarë kanë qenë pa qejf. E rëndësishme është që morëm 3 pikë. Nuk merrem me ndeshjet e kundërshtarëve. Vazhdoj të merrem me ekipin tim. Nuk na hyn në punë çfarë bëjnë kundërshtarët.
None found
Halilin nuk e pashë që ka dalë i mërzitur. Nuk besoj që mund të jetë i mërzitur. I kemi dhënë minuta. Kanë qenë shumë mungesa. Ai duhet ta tregojë veten. Ashtu dhe lojtarët e tjerë. Janë përpjekur të japin 100%. Ishte e mjaftueshme për të marrë 3 pikë.
Të rëndësishme janë 3 pikë. Kampionati është në sprintin e fundit. Nuk mund të hyjmë në aventurë. Kishim mungesa. Muçi ka treguar pak gjëra sot. Më mirë mund të luante si sulmues se sa 10-ç. Jam i kënaqur me lojtarët. E rëndësishme është si lojtarët e kanë përballuar ndeshjet. Të gjithë duhet të jenë gati. Kanë dhënë maksimumin e mundshëm.
Ne luajmë me 4-2-3-1. Filloi Sidibe me Bathën. Kur çova Bathën sipër, futa Karabecin në rolin natyral. Kemi menduar gjithmonë për të mirën e ekipit, jo të idividit. Mendojmë gjithmonë për të mirën e ekipit.
Jam njeri optimist dhe pozitiv, nuk e kam menduar asnjëherë humbjen. Rezultati nuk është në dorën time. E ka Zoti në dorë, ne thjesht duhet të japim 100%. Ai e di që kemi besim te ai. Çdo njeri që ka besim te Zoti, ia del.
Emri im është Emanuel dhe thotë Zoti me ne. Në sezonet e tjera ka qenë trajner tjetër. Nuk e kuptoni dot besimin te Zoti në qoftë se nuk besoni. Kanë shumë gjëra pozitive që kanë ndryshuar. Ekipi është bërë harmonik, jemi të gjithë si vëllezër. Është normale që hiri i Zotit do jetë me ne”, u shpreh Egbo.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…