Beogradi do të presë të enjten, më 26 nëntor, në orën 18:30, shortin e fazës finale të Kampionatit Europian U-21 2027. Në këtë ceremoni do të ndahen 16 skuadrat në katër grupet e turneut, i cili zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.
Mes ekipeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria. Si një prej organizatoreve të kompeticionit, ajo e ka të siguruar vendin në fazën finale. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ndodhet në Vazon 4 dhe është caktuar paraprakisht në pozicionin B1, në Grupin B.
None found
Ndarja e ekipeve është bërë në katër vazo me nga katër përfaqësuese, në bazë të koeficientëve të UEFA-s për kombëtaret U-21. Në secilin grup do të përfshihet nga një skuadër prej çdo vazoje.
Vazo 1: Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia. Vazo 2: Franca, Italia, Holanda, Kroacia. Vazo 3: Polonia, Greqia, Finlanda, Norvegjia. Vazo 4: Belgjika, Çekia, Serbia, Shqipëria.
Për shkak të vendosjes së paracaktuar të organizatoreve, Serbia do të jetë në pozicionin A1, kurse Shqipëria në B1. Si rrjedhojë, asnjë ekip tjetër i Vazove 4 nuk mund të përfundojë në Grupin B. Kuqezinjtë do të mësojnë të enjten emrat e tre rivalëve të tyre.
Formati i garës parashikon katër grupe me nga katër skuadra. Dy ekipet që renditen në krye të secilit grup do të kalojnë në çerekfinale, ku turneu vijon me eliminim direkt.
Në çerekfinale, fituesi i Grupit A do të ndeshet me skuadrën e vendit të dytë të Grupit C, ndërsa fituesi i Grupit C do të përballet me të dytin e Grupit A. Fituesi i Grupit B do të luajë kundër vendit të dytë të Grupit D, kurse fituesi i Grupit D do të ketë përballë të dytin e Grupit B.
Katër skuadrat që triumfojnë në çerekfinale do të sigurojnë kalimin në gjysmëfinale, ku do të përcaktohen dy ekipet finaliste.
Ndeshjet e UEFA EURO U-21 2027 do të luhen në tetë stadiume. Katër prej tyre ndodhen në Shqipëri: “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Elbasan Arena” në Elbasan, si dhe stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër.
Shqipëria do të jetë ndër qendrat e futbollit europian gjatë kampionatit, i cili zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.
Manchester United do të ketë më pak se 60 milionë euro në dispozicion për afatin kalimtar të janarit dhe pritet…
Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, është lexuar deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpjeguar arsyet përse…
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…
Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose anëtarët e familjes gjatë…
Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit të sistemit të prokurimit publik, me përgatitjen e sistemit të…