E papritur, kapiteni i Napolit i ofrohet Interit

Sipas Sportitalia, Mino Raiola, agjent jo vetëm i Lorenzo Insigne, por për shumë lojtarë në futbollin botëror, besohet se i ka rekomanduar klientin e tij, Lorenzo Insigne të kalojë në Inter për këtë merkato.

Ylli i Napolit ka luftuar në formë kohët e fundit për shefin e ri Gennaro Gattuso dhe përflitet se ai mund të kërkonte një largim nga Napoli.

Dje ideja u parashtrua, dhe do të konsiderohet me shumë mundësi për sezonin e ardhshëm.


Shtuar 25.01.2020 21:17