E kërkoi Milani, Spalleti zbulon se ishte Interi që nuk e lejoi ti bashkohej “kuqezinjve”

Ish-trajneri i Interit, Luciano Spalleti ka folur për largimin nga Interi dhe interesin që kishte treguar Milani për ta ulur në stol, por “zikaltërit” nuk e kishte lejuar.

Ai thekson se nuk e kishte ndërmend të largohej, por drejtuesit morën eatë vendim.

Spalleti pranon se tani është gati të marrë drejtimin e një tjetër skuadre.

“Ishte një vit shumë intensiv dhe sezoni u komplikua. Nëse do të varej nga unë nuk do të ndalesha kurrë. Është e thjeshtë të flasësh për të ardhmen time. Kam nevojë për një tjetër sfidë siç e kisha në vitet e tjera. Erdha nga Zenit, më pas te Roma, më pas Interi dhe isha në shumë situata të çuditshme”, tha ai.

Trajneri Spalletti foli dhe për ofertën e Milanit që u bllokua nga Interi.

“U kontaktova nga Milani, por siç e dini, unë jam i pushuar. Interi vendosi të më paguante duke qëndruar në shtëpi dhe unë qëndrova në shtëpi. Kishte disa arsye që ndodhi kështu”, shtoi tekniku italian.


Shtuar 5.02.2020 08:07