E BUJSHME/ Portieri i Kombëtares shqiptare te Fenerbahçe

Prej ditësh në mediat turke ka qarkulluar lajmi se Fenerbahçe është në bisedime me klubin e Menemenspor për të transferuar 2 futbollistë, bëhet fjalë për portierin e Kombëtares, Gentian Selmani si dhe talentin tjetër të kësaj skuadre Murat Elkatmish.

gentian selmani kombetare
Ndërkohë së fundmi lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Menemensporit, Cenk Laleci, i cili në një prononcim për televizionin turk TRT Spor, u shpreh:

“Selmani dhe Elkatmish mund të transferohen te Fenerbahçe. Unë mendoj se Selmani do të kontribuojë te Fenerbahçe. Ndërsa Murat Elkatmish është një lojtar shumë i ri me një potencial shumë të lartë”, u shpreh trajneri i Menemensporit. Në rast se marrëveshja transferohet, ky do të ishte një hap tepër i rëndësishëm në karrierë për ish-portierin e Laçit.


Shtuar 16.08.2020 16:49