Nga gazetari Altin Sulçe:
A e bëri ai tamponin? Pyeti i frikësuar një futbollist për lojtarin x të Partizanit…
None found
Më tej… në një ambient tjetër sportiv diskutojnë për alternativat e ndjekjes të ndeshjes së të premtes mbrëma Partizani-Tirana…
A do ta shohim ndeshjen në lokal pyet shokun e tij Rrema, një tifoz i vjetër i Tiranës. Po, i përgjigjet ai, por nuk na lënë të jemi në një tavolinë shumë njerëz sëbashku. Punë dreqi… edhe kjo.
Edhe këtu futet pa i thënë trajneri futu në lojë, lojtari me numrin 19, djalli Covid.
Dhe me të skemat ndyshojnë totalisht, vjen logjikshëm distancimi social…
Në stadiumin e ri “Air Albania” që mezi e ndërtuam dhe pritëm pafund, jo e jo, asnjë në tribuna, nuk do ketë këmb tifozi.
Ai, do të jetë i zbrazët, i akullt i pajetë, memec, me mungesën e gjësë më të bukur që është tifozëria.
Por dy “lumenjtë” e kuq dhe bardheblu nuk do të ndajnë dot qytetin, as do të gjarpërojnë, siç kanë bërë ndër vite, as do të dëgjohen thirrjet e forta, të “Fanatiksave” dhe “Guerrilsave”, që realisht ishin, një ndeshje më vete.
Po jetojmë ndryshe, dhe po ecim në toka të pashkelura. Po përjetojmë një kohë të pazakontë për njerëzimin. Si ashtu si vetë jeta jonë që ka ndryshuar aq shumë gjatë këtyre muajëve të çuditshëm, kështu ka pësuar ndryshim edhe sporti më popullor në botë futbolli.
Dhe kur vjen e troket megaderbi Partizani-Tirana, mërzitesh më shumë. Mundohesh të hapësh YouTube-in dhe për të riaktivizuar memorjen, dhe kur shokin pamjet historike të duket se kanë ndodhur në kohë të largëta.
Po Partizani e Tirana do të ndeshen edhe në këtë mënyrë.
Bardheblutë zbresin me synim titullin e lartë kampion. Kryesojnë me 6 pikë më shume se Kukësi, ndjekësi më i afërt.
Të kuqtë vijnë me “imunitet më të dobët sportiv këtë sezon”, kërkojnë të dëshpëruar Evropën, por gati në një mision të pamundur.
Por ndeshja e kundështarëve shekullorë luhet edhe për moral, jo vetëm për objektiv.
Do të jetë një derbi ndyshe, ata që do ketë më fat do ta shohin në lokal në “mini stadiume”, por me kujdes të madh për pozicionin jashtë loje, distancimi social.
Të tjerët, më të kujdesshëm dhe mbase më të mëdhenjtë në moshë, që ruhen më shumë… do ta shohin ulur në divanë e kolltuqe ndeshjen e heshtur, që urojmë të mbetet jetime… dhe t’i hap rrugën jetës… dhe sportit.
Kriza në industrinë gjermane të automobilave po thellohet. Pas problemeve të Volkswagen, tashmë edhe gjiganti Mercedes-Benz ka marrë një vendim…
Spanja dhe Anglia kanë vazhduar me fitore në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, duke e bërë…
Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke përsëritur suksesin 2-0…
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë për Ligën…
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në…
Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së,…