Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke përsëritur suksesin 2-0 të 3 shtatorit 1980 dhe duke marrë një triumf me peshë të jashtëzakonshme në garën për kreun e Grupit C1 të Ligës së Kombeve.
Në Arenën Kombëtare, përballë mbështetjes së tifozëve kuqezi, skuadra e Rolando Maran dhuron një mbrëmje për t’u mbajtur mend. Protagonistët janë dy emra të repartit ofensiv, Ernest Muçi dhe Rey Manaj.
None found
Shqipëria kërkon të marrë kontrollin e lojës që në minutat e para, ndërsa momenti i shpërthimit vjen në minutën e 35-të. Ernest Muçi realizon një gol spektakolar, një kryevepër të vërtetë që mposht portierin finlandez dhe ndez festën në stadium.
Avantazhi i jep më shumë besim përfaqësueses sonë, e cila nuk vonon të godasë sërish. Vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, në minutën e 50-të, Elseid Hysaj shërben për Rey Manajn dhe sulmuesi kuqezi nuk fal, duke dyfishuar shifrat.
Dy gola, dy protagonistë dhe një Shqipëri që tregon se di të jetë vendimtare në momentet e rëndësishme. Finlanda përpiqet të reagojë, por kuqezinjtë ruajnë qetësinë, administrojnë avantazhin dhe shkojnë drejt një fitoreje që ka vlerë jo vetëm për klasifikimin, por edhe për historinë e përballjeve mes dy skuadrave.
Për herë të fundit, Shqipëria e kishte mposhtur Finlandën më 3 shtator 1980, po me rezultatin 2-0. Plot 46 vite pritje marrin fund në Arenën Kombëtare, aty ku Muçi dhe Manaj firmosin një triumf që blindon pozitat e kuqezinjve në krye të grupit dhe i afron edhe më shumë me objektivin e madh: ngjitjen në Ligën B.
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë për Ligën…
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në…
Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së,…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy…
Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…
Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…