Categories: Uncategorized

“Unë e kisha mik, po jo ai mua”: Rama homazh për Maks Velon

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ndarë një homazh në facebook në nder të të ndjerit Maks Velo.

Rama shkruan se ai e kishte mik Maksin, po jo ai atë. “Më vinte keq për disa si unë, miq të tij, që ngase s’e kuptonin që Maksi s’mund t’i kishte miq, hatërmbeteshin si t’i kishte tradhëtuar, shpërfillur, zhgënjyer. Po ç’faj kishte Maksi që miqtë e tij i kishte gënjyer mendja se ai ishte miku i tyre!”- shkruan Rama.

Të lidhura

None found

E Plotë
💐HOMAZH

MAKS VELO u lind në 31 gusht të 85 vjetëve më parë. Kjo është e para ditëlindje pas ikjes së tij nga kjo botë, ku ai jetoi vetëm me hijen e tij, pa grua, pa fëmijë, pa miq. Ishin si dy dashnorë xhelozë, që e donin njëri-tjetrin me gjithsej e që grindeshin sa herë dikush hynte në jetën e Maksit apo jeta e tij sillte diçka të re. Unë e kisha mik Maksin, po jo ai mua dhe më vinte keq për disa si unë, miq të tij, që ngase s’e kuptonin që Maksi s’mund t’i kishte miq, hatërmbeteshin si t’i kishte tradhëtuar, shpërfillur, zhgënjyer. Po ç’faj kishte Maksi që miqtë e tij i kishte gënjyer mendja se ai ishte miku i tyre!
Kur Maksi vdiq nuk arrija dot t’i mbaja mend të qeshurën, as sot që përpiqem t’ia kujtoj nuk ia mbaj dot mend. Është e sigurtë që edhe kemi qeshur, por jo, duket sikur ai është kujdesur të fshijë me penelin e ujshëm çdo buzëqeshje nga akuareli i kujtesës sime për të. Edhe nja dy miq që kam pyetur, nuk e mbajnë mend të qeshurën e Maksit. Hijen e tij po, e kam para syve dhe qyshse ai vdiq, ajo është e qartë dhe qartësisht shkaktarja e jetës vetmitare, e vuajtjeve të mëdha, e sherreve me miqtë, e xhirove natën nëpër qytet dhe e ikjeve të tij arratiake nëpër botë, e padiskutim është ajo frymëzuesja e artit dhe poezisë së tij. Edhe e shpërthimeve të tij publike, padyshim.
Maksi nuk ishte një talent si ata që e kanë artin në vena dhe ngjyrat, tingujt, fjalët u dalin si fryma që marrin. Kishte sforcim në artin e tij. Figurat e tij kanë një gjymtim sekëlldisës, ngjyrat e tij kanë një pengim lodhës, poezitë e tij kanë një ngërç sfilitës, opinionet e tij kanë një ton çjerrës. Arti i tij është si një pasqyrë e sherrit të xhelozisë mes tij dhe hijes së vet. Edhe jeta e tij, me burgun si një kulmim të saj, ishte një siklet i jetuar me pasionin e dashurisë të shfrenuar mes vetes dhe vetvetes, Maksit dhe hijes së vet. Prandaj edhe s’kishte diktaturë ideologjike a rend normash shoqërore, që e fuste dot në rresht Maks Velon, s’kishte lloj marrëdhënieje të kësaj bote që e mbante dot Maksin lidhur me çfarëdo filli. Ai ishte një asket, po ama që nuk rrinte dot pa u dukur dhe ishte një ekzibicionist, që ama nuk rrinte dot pa u zhdukur.
Maks Velo nuk e duronte dot mungesën e lirisë, po njeri i lirë nuk ishte. Sepse hija e tij nuk i’a lejonte. Sot, kur ai s’është më dhe ndjej mall për mikun tim të penguar, që mik s’më kishte dot, fryma më lehtësohet nga ideja që së paku ai është ndarë nga hija e vet dhe ka shpëtuar. Nuk e di çfarë do të thotë historia e artit shqiptar për Maksin, po jam i bindur se kushdo do të ndeshet me pikturat e tij, do të pyesë: Kush ishte ky Maks Velo? Hija e tij do të jetë vërdallë, po nuk do të përgjigjet dhe Maksi do vazhdojë të jetojë përmes xhelozisë së saj.

#TëPAHARRUESHËM🙏

të fundit

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit, Mancini i rikthen italianët në rrugën e duhur

Italia ka marrë fitoren e tretë, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 dhe duke u ngjitur në vendin e parë…

5 minutes ago

Mercedes-Benz pezullon investimet në Gjermani dhe shqyrton mbylljen e fabrikave

Kriza në industrinë gjermane të automobilave po thellohet. Pas problemeve të Volkswagen, tashmë edhe gjiganti Mercedes-Benz ka marrë një vendim…

5 minutes ago

Spanja ruan kreun, Anglia ndjek nga afër në Grupin 3 të Ligës A

Spanja dhe Anglia kanë vazhduar me fitore në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, duke e bërë…

7 minutes ago

Shqipëria “zjarr” sot në “Arenën Kombëtare”/ Kuqezinjtë fitojnë 2-0 ndaj Finlandës, forcojmë pozitat në vendin e parë në grup

Pas 46 vitesh, Shqipëria thyen më në fund tabunë Finlandë! Kuqezinjtë rikthehen te fitorja ndaj nordikëve, duke përsëritur suksesin 2-0…

10 minutes ago

Shqipëria mposht Finlandën dhe i afrohet me një pikë Ligës B

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë për Ligën…

13 minutes ago

Pashinjani pret Kurtin në Paris me flamurin e Kosovës; mediat serbe flasin për sinjal njohjeje

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në…

15 minutes ago