Categories: kosovë

Pashinjani pret Kurtin në Paris me flamurin e Kosovës; mediat serbe flasin për sinjal njohjeje

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, u takua në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në tryezën e takimit ishin vendosur flamujt e të dy vendeve, ndërsa në një postim në rrjetet sociale Pashinjani e cilësoi Kurtin “kryeministër i Kosovës”.

Takimi u mbajt më 10 nëntor, gjatë Forumit të nëntë të Paqes në Paris. Pashinjani kishte mbërritur një ditë më herët në kryeqytetin francez për një vizitë pune.

Të lidhura

None found

Në Facebook, kryeministri armen shpërndau fotografi dhe video nga takimi, të shoqëruara me mbishkrimin “Takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”.

Zyra e Kryeministrit të Armenisë, e cituar nga agjencia shtetërore armene Armenpress, bëri të ditur se dy kryeministrat biseduan për mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve mes vendeve të tyre. Ata nënvizuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike e tregtare dhe shkëmbyen pikëpamje për çështje rajonale, përfshirë mundësitë që krijon paqja e arritur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Takimi tërhoqi vëmendjen e mediave serbe. E përditshmja e Beogradit “Novosti” e interpretoi pritjen si një shenjë të mundshme se Armenia po përgatitet ta njohë Kosovën, duke vënë në dukje përdorimin e titullit të Kurtit dhe praninë e flamurit të Kosovës.

Siç shkruan “Novosti”, Pashinjani dhe Kurti janë takuar më parë në Mynih dhe në Jerevan, por kjo është hera e parë që kryeministri armen përdor publikisht titullin “kryeministër i Kosovës” krahas flamurit të Kosovës. “Duket se ka filluar”, shkruan gazeta, sipas së cilës me këtë çështje do të duhet të merren politikanët e Serbisë.

Armenia nuk e ka njohur deri tani pavarësinë e Kosovës dhe nga Jerevani nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar për ndryshim të qëndrimit.

Kontaktet mes Kosovës dhe Armenisë janë shtuar gjatë këtij viti. Më 3 maj, gjatë qëndrimit në Jerevan për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, Kurti u prit nga Pashinjani në një takim bilateral në selinë e Qeverisë së Armenisë.

Gjatë atij takimi, Kurti falënderoi Armeninë për kontributin e forcave të saj të armatosura në KFOR dhe Qeverinë armene për bashkëpunimin në rritje mes dy vendeve.

të fundit

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Gazetari: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së,…

4 minutes ago

Jagxhiu paralajmëron 400 shërbime të reja në eKosova 2.0 brenda dy vjetësh

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy…

11 minutes ago

Kasami responds after Mickoski called VLEN a “Trojan horse

Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…

18 minutes ago

Apartment prices in Skopje exceed €3,000 per square meter as sales fall 14%

Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…

18 minutes ago

First court hearing for Xhevat Krasniqi, accused of sexual harassment, to be held tomorrow

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet…

18 minutes ago

LDK and LVV formalize coalition in Shtime, agree on leadership positions

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Shtime, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual…

19 minutes ago