“Duhet të nxirrnin Juventusin të parin”, Balotelli ironizon dhe sulmon ashpër

Mario Balotelli, në një video live në Instagram, ka folur për momentin e vështirë që po kalon futbolli për shkak të Koronavirus, duke mos kursyer edhe një batutë për Juventusin.

“Lazio është një skuadër e madhe. Duhet të nxirrnin Juventusin në krye përpara se të ndalonin kampionatin”, tha me ironi italiani. “Uroj që kampionati të mos rinisë më, nëse ka qoftë dhe 1 rast, nuk duhet të rinisë më. E thashë që në fillim të ndalonim dhe njerëzit u mërzitën e mua. Tani e kuptuan mbase”.

“Nuk ka sens të rinisim të luajmë, ndryshe do të shkojmë kështu deri në vitin 2021… Europiani duhet shtyrë, edhe Champions. Verdiktet e kampionatit? Nuk ka as fitues dhe as humbës, për mua ta shtojnë me 22 skuadra vitin tjetër duke përfshirë edhe ato që ngjiten dhe mbaron këtu”.


Shtuar 12.03.2020 18:00