1016 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 15113 të infektuar

Ka shkuar në 1016 numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Itali. Gjatë konferencës për shtyp nga ministria e Shëndetësisë së Italisë sonte ora 18.00 u raportua se janë 189 viktima më shumë vetëm në 24 orët e fundit.

Gjithashtu të infektuar janë 15113, pasi vetë 24 orët e fundit pati edhe 2651 të infektuar të tjerë. Të shëruar janë gjithsej 1258, 213 më shumë se dje.

Ndërkohë në luftë për jetën janë 1152 njerëz. Kurse në gjendje më pak të rrezikshme janë 12839 të tjerë.

Raporti i të prekurve është 250 vetë për 1 milion banorë, shifra më e lartë e densitetit të prekjes në gjithë botën.

Italia me 1016 të vdekur mbetet vendi më i prekur pas Kinës, i ndjekur nga Irani me mbi 400 vdekje.

Ndërkohë kujtojmë se numri i të vdekurve në botë ka tejkaluar 4 947 ndërsa të infektuarit kanë arritur në 133 036 të prekur nga koronavirusi.

Përqindja e të vdekurve në botë i ka kaluar 3,8% të të prekurve ndërsa të shëruarit janë 68 305.

Ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetësisë situatën në botë nga koronavirusi e shpalli pandemi.


Shtuar 12.03.2020 18:08