Theo Hernandez është heroi i skuadrës së Milan në ndeshjet e fundit.
Mbrojtësi i krahut të majtë po vazhdon të gjej rrugën e rrjetës, duke regjistruar tashmë edhe golin e gjashtë këtë edicion, më shumë se secili lojtar i Milan.
Në fitoren 3:2 të ‘Rosoneri’, Theo shënoi golin e dytë, që ishte i përmbysjes për Udinesen, përmbysje që nuk u ruajt nga Milan.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi anëtari i Udinese, Jens Stryger Larsen, i cili në mintuën e 6’ shfrytëzoi një gabim të Donnarumma, për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.
Në pjesën e dytë, Milan arriti të përmbyste gjithçka, për të marrë tri pikët nga ky takim i vështirë.
Fillimisht ishte Ante Rebic, i cili shënoi qysh në minutën e 48’, për të kthyer Milanin në lojë.
Theo Hernandez ishte heroi, i cili me një volley-goditje nga jashtë zonës dërgoi topin në rrjetë. Ky gol mund të kishte vlerën e tri pikëve, por ‘Rosoneri’ nuk patën vëmendjen e duhur.
Kevin Lasagna ishte mysafiri që shënoi në minutën e 85′, duke i vështirësuar punët e Milan, që sot nuk kishte ndërmend të dorëzohet për tri pikët.
Ante Rebic gjeti golin e dytë personal në këtë ndeshje, dhe të tretin për Milan, për të arkëtuar tri pikët e plota për ‘Rosoneri’
Me këtë fitore, Milan numëron 28 pikë dhe mban pozitën e shtatë, kurse Udinese numëron 24 pikë në pozitën e 13-të. /