Dortmund me “5 yje” ndaj Union Berlinit (VIDEO)

Borussia e Dortmund vazhdon formën fantastike në 2020. Vendasit kanë shkatërruar Union e Berlinit me një Haaland që po i befason të gjithë.

Serinë e golave për Dortmund e hapi ylli anglez, Jadon Sancho, i cili gjeti golin qysh në minutën e 13’ të takimit.

Erling Haaland dyfishoi epërsinë e Dortmund, vetëm pesë minuta pas golit të Sancho.

Në pjesën e dytë, Dortmund shënoi edhe tri herë, fillimisht me anë të Marco Reus (68’) dhe Axel Witsel në minutën 70’, kurse rezultatin final e vulosi Erling Haaland, i cili gjeti edhe golin e dytë personal, në minutën e 76′.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në 39 pikë, duke mbajtur pozitën e tretë në tabelë, kurse Union Berlin mbetet me 23 pikë në pozitën e 12-të në tabelën e klasifikimit në Bundesliga.


Shtuar 1.02.2020 16:33