Bayern Munchen siguron fitoren e rradhës, kap përkohësisht kreun (VIDEO)

Bayern Munchen ka fituar pa shumë probleme ndeshjen ndaj Mainz në “Opel Arena”.

Robert Leëandoëski shënoi golin e parë të ndeshjes, duke tundur rrjetën vetëm pas tetë minutave të luajtura.

Thomas Muller dyfishoi epërsinë e bavarezëve, duke shënuar në minutën e 14’, ndërsa Thiago Alcantara dërgoi shifrat në 0:3 në minutën e 26’.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Jeremiah St Juste shënoi golin e vetëm për mysafirët në këtë takim.

Pjesa e dytë pati shanse nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Kështu, Bayern Munich numëron 42 pikë, për të marrë përkohësisht kreun e Bundesliga, kurse Mainz mbetet me 18 pikë në pozitën e 15-të.


Shtuar 1.02.2020 16:48