Donte t’i merrte pasurinë, zbulohet plani djallëzor i gruas së ish-futbollistit: 1 milion euro vrasësit me pagesë

Një histori e vështirë për tu besuar, po bën xhiron e botës ditët e fundit. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e njohur të Turqisë, Emre Ashik, i cili ka rrezikuar të vritet për çështje pasurie.

Mediat turke kanë publikuar së fundmi planin djallëzor të gruas së tij për ta hequr qafe.

Gruaja e ish-futbollistit , me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, akuzohet se ka tentuar ta heqë qafe bashkëshortin.

Ajo është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë.

Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur t’i tregojë ish-futbollistit. Por historia është akoma edhe me e tmerrshme, para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar dashnorit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.

Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Jagmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Ashik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta helmoja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh’”.

Aty erdhi vendimi për t’iu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Duzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Ashik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje dhe tani ai gëzon shëndet të plot.


Shtuar 26.09.2020 07:34