Goditen tifozët e Newcastle, sheikët tërheqin ofertën

Telashe të shumta janë hapur lidhur me blerjen e Newcastle United.

Muaj të tërë është raportuar se Newcastle United do të blihet nga sheikët e Arabisë, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

Sipas raportimeve të fundit nga Britania e Madhe, oferta e arabëve për blerjen e Newcastle është tërhiqur.

Plane të shumta kishin filluar të hartohen në zyrat e Newcastle për merkaton e verës, kur thuhej se sheikët do ta marrin drejtimin.

Lajmi për tërheqjen e ofertës vjen si një goditje e madhe për tifozët e Newcastle.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë rrugë tjetër që skuadra të ndryshojë kryesinë e saj.


Shtuar 30.07.2020 16:47