Diego Costa “tërbon” gazetarët, kollitet para tyre (VIDEO)

Pas fitores ndaj Liverpoolit, Diego Costa ka gjetur momentin edhe pwr tu tallur me gazetarwt qw prisnin pwr intervista. Nw njw periudhw kur koronavirusi ka futur nw panik gjithw botwn, Costa ka provokuar gazetarwt duke u kollitur para tyre.

Shumë gazetarë kishin shkruar para fillimit të ndeshjes kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Atleticos dhe Liverpoolit se kjo përballje duhej të ishte zhvilluar pa praninë e tifozëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tani zyrtarisht është shpallur pandemi dhe shumë shtete të ndryshme në Evropë janë vendosur në karantinë.

Përballja e së mërkurës në Ligën e Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Borussia Dortmundit u luajt prapa dyerve të mbyllura në Parc des Princes, ndërsa dueli i Premierligës mes Manchester Cityt dhe Arsenali u shty.

Rreth 3000 tifozëve të Atleticos udhëtuan nga Spanja – njëra ndër vendet më të prekura nga virusi Covid-19 në Evropë – për ta përcjellë ekipin e tyre nga afër në Anfield.

Ata e panë skuadrën e tyre duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3:2 dhe duke u kualifikuar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4:2. Megjithatë, jo të gjithë lojtarët e Atletico morën lëvdata në media pas ndeshjes.

Diego Costa i la të zemëruar gazetarët, pasi që kaloi rreth tyre duke u bërë sikur po kollitej, duke u tallur kështu me koronavirusin.

“Diego Costa kaloi në “mixed zone” duke u shtirur sikur po kollitej drejt të gjithëve që ishin në rend. Nuk ishte aq qesharake e as e përshtatshme”, ka thënë Carl Markham.


Shtuar 12.03.2020 08:23