Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme duke rrezikuar edhe djegien e fshatrave përreth.

Gjithashtu autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe në zonat brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.

Të lidhura

None found

Aktualisht, flakët kanë përfshirë edhe fshatin Harunas, ku hyrja është bërë e pamundur për shkak të bllokimit të rrugës kryesore nga zjarri. Kjo situatë ka izoluar disa zona të tjera malore, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Po ashtu gjashtë persona janë raportuar të plagosur dhe ndodhen në spital, ndërkohë forcat e emergjencës po luftojnë për të izoluar flakët.


Shtuar 12.08.2025 17:47